Nikolla dhuron libra për kategori të veçanta përfituese në Mirditë

Nikolla dhuron libra për kategori të veçanta përfituese

Ministrat dhe kryetarët e bashkive janë angazhuar në shpërndarjen e teksteve shkollore falas për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën. Ministrja e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndërmarë një nismë për të ndihmuar familjet në nevojë që fëmijët mos të braktisin shkollën. Ndërkohë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuroi libra për një familje në nevojë në Ndroq.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dhuruar libra për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese në zonat e Mirditës

Dy vajzat e vogla të familjes Nikolli, Eitilda dhe Erjana morën në familjen e tyre nga ministrja pakon e librave duke marrë edhe urimet për një vit shkollor sa më të mbarë.

Znj. Nikolla  deklaroi se ky është një hap i parë për t’u qëndruar sa më pranë këtyre familjeve dhe për t’u lehtësuar shpenzimet që do duhet të kenë gjatë ditës së parë të shkollës duke u premtuar se për këto familje do të bëhen edhe më shumë.

Kryefamiljarja e familjes Nikolli pohoi se librat falas janë një ndihmë që u ka lehtësuar buxhetin e tyre minimal ndërsa deklaroi se këtë vit nuk do i duhet të marrë para borxh për të blerë librat për vajzën në klasën e V-të dhe të rimbursohet pasi librat fëmijët i morën në dorë pa paguar asgjë.

Ministrja Nikolla ishte e pranishme edhe në familjen Marku për t’i dhënë librat falas Kleanit, djalit të kësaj familje, që këtë vit shkon në klasën e VIII.

Ministrja theksoi se taksat e prindërve shqiptarë rikthehen për të lehtësuar shpenzimet e familjeve që kanë më shumë nevojë.

Në familjen Ndreu, 3 fëmijët që përfitojnë tekste falas për shkak të statusit të jetimit morën librat nga ministrja e Arsimit e cila ishte në shtëpinë e tyre për vizitë teksa pohoi se kjo nismë do të vijojë të zgjerohet në vitet në vijim edhe për klasat e tjera ndërsa fëmijëve i uroi suksese në këtë vit shkollor.

Manastirliu, inisiativë për të kthyer fëmijët në bankat e shkollës

Ndërkohë për të ndihmuar familjet në nevojë që fëmijët mos të baktisin shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, ministrja e mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu ka ndërmarrë iniciativën për të shtuar në ndihëm ekonomike +300 lekë në muaj për fëmijë.

Në këtë iniciativë përfitojnë mbi 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë, si lehtësim për ndjekjen e arsimit të detyryeshëm.

Veliaj shpërndan libra për fëmijët e Ndroqit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Ndroq ku shpërndahu libra për disa fëmijë.

Vitin e ardhshëm nisa do të përfshijë edhe klasën e pestë, ndërsa qeveria ka premtuar se deri në përfundim të mandatit të dytë do të përfitojnë libra për përdorim falas të gjithë fëmijët e sistemit arsimor 9-vjeçar.



EMISIONET