Stilisti i njohur Niko Komani ka mbrojtur photoshopin që bëjnë personazhet publikë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin 'Ditë e Re' në Ora News, ai u shpreh se jo çdo njeri duhet të jetë patjetër i dobët.

Niko Komani: "Më pëlqen që Encën e përflasin për gjëra të mira dhe për këto gjëra. Mund të them që në Shqipëri ndodh që artisti që duhet goditet direkt me gurë, gjë që nuk ndodh jashtë. Le të flasim për këngtëtarë shqiptarë.

 Marsela Çibukaj që nuk është më elegantja, ajo ka karrierë. Nuk do të thotë që çdokush duhet të jetë patjetër i dobët. Do thuash pse Enca prezanton një imazh ndryshe? Sepse është personazh publik, duhet të jetë gjithmonë i kuruar."

Besmir Metani: I kuruar me photoshop apo me ... Sepse nuk është kurim photoshop

Niko Komani: "Enca është personazh publik edhe njëherë, nuk mund të dalë pa kuruar. Është Mariah Carey që ka bërë  photoshop dhe ia dallojnë njerëzit. Pra jemi shumë epoka mbrapa Mariah dhe sigurisht edhe ne do ti bëjmë këto gjëra. 

Kur i bëjnë njerëz që kanë mundësi të palestrohen, të stërviten... Enca të jetë kaq e ekzpozuar ka filluar pas moshës 19 vjeçe. Para moshës 19 vjeçe ka qenë pak më ndryshe, cool, më pak 'lakuriq', ka dhe më lakuriq se Enca por më pëlqen evolumi i saj."

/Ora News.tv/