NIKE zyrtarizon Coutinho-n tek Barcelona

Transferimi i Philippe Coutinho tek spanjollët e Barcelonës është "zyrtar".

Zyrtarizim ka ardhur nga faqja zyrtare e NIKE, me postimin që më pas është fshirë.

Në postimin e bërë nga faqja e NIKE thuhej:

"Philippe Coutinho është gati për të ndezur Kamp Nou. Merr bluzën tënde të sezonit 2017-18 me emrin e magjistarit në të."

Nuk dihet akoma nëse ky postim ishte një gabim nga prodhuesit e veshjeve sportive apo një hacker ka hyrë në faqe.

Prej kohësh drejtuesit blaugranas janë vënë në ndjekje të yllit të Liverpool, me katalanasit që i kanë bërë dhe oferta "faraonike" Liverpool-it  e brazilianit, por drejtuesit e "The Reds" nuk kanë vendosur akoma për fatin e Coutinho i cili shikohet si lojtari kryesor në projektin e Jurgen Klopp.

EMISIONET