Nikaj: Tirana ishte superiore, kërkoj 3-4 përforcime në merkato

Nikaj: Tirana ishte superiore, kërkoj 3-4 përforcime në merkato

Trajneri i Kastrioti, Samuel Nikaj, foli pas ndeshjes me Tiranën, ku tregoi se ekipi bardheblu ishte më superior në sfidën e sotme dhe e meritoi fitoren.

"Bëmë një pjesë të parë të mirë. Në pjesë të dytë ramë. Kishim mungesa, ndikoi edhe dëmtimi i mbrojtësit. Tirana bëri diferencën. Ishte ekipi që e meritoi. E dinim forcën e Tiranës, deshim t'i godisnim me kundërsulm. Patëm 2-3 rastet tona, nuk i konkretizuam. Kaq e ka futbolli.

"Do të bisedoj me drejtuesit dhe do të vendosim këto 2-3 ditë. Në qoftë se planet e tyre, shkojnë koherent me planet time, do të vazhdojmë, në të kundërt jo. Kontrata ka qenë 1 vjeçare, ccdo që ka qenë korrekt, jam ndjerë sin ë shtëpinë time.

"Nuk kemi nevoj për ndërhyrje shumë të mëdhaja. Na duhen 3-4 lojtarë që të bëjnë diferencën. Kemi bagazh si ekip dhe kemi cilësi."-tha Nikaj për "RTSH".

EMISIONET