Ngujimi në Shkodër: Studentët e tjerë do e kuptojnë që gabuan, por do jetë vonë ajo ditë

Ngujimi në Shkodër: Studentët e tjerë do e kuptojnë

Studentët e Universitetit të Shkodrës vazhdojnë ngujimin.

Ata shprehen se po qëndrojnë në temperatura të ftohta dhe mbulohen me batanije që kanë marrë nga shtëpia.

Pavarësisht kushteve të vështira, thonë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë. Ndërsa kanë edhe një mesazh për studentët e tjerë që kanë kërkuar vazhdimin e mësimit.

Studenti: "Kemi ardhur me batanije dhe jastëk prej shtëpisë. E kemi marrë parasysh se mund të ftohemi, por e dimë se në fund të fundit do të dalim fitues. Për momentin nuk kemi fituar por në shpirt kemi fituar mbështetjen e shumë qytetarëve, në radhë të parë të pedagogëve. 

Ndërsa për studentët nuk mund të flasim, është një zgjedhje e tyre, të cilët herët apo vonë do e kuptojnë që gabuan që nuk na mbështetën. Besoj do jetë vonë ajo ditë, por pjesën tonë e kemi bërë dhe do e çojmë deri në fund. 

Mirë apo keq mendojmë se për Shkodrën dhe Shqipërinë kjo është gjëja më e mirë që duhet bërë për një arsim sa më të saktë."

EMISIONET