E gjithë bota mund të "thahet" në mënyrë dramatike nëse ngrohja globale nuk ndalet.

Ky është mesazhi që po jepet pas një studimit të ri mjedisor të botuar nga revista "Nature Climate Change".

Mbi 25 % e Tokës do të fillojë të përjetojë efektin e "tharjes" që nga viti 2050, nëse njerëzit nuk i plotësojnë ndryshimet e propozuara nga marrëveshja e klimës së Parisit.

Studimi pohon se nëse temperatura mesatare e Tokës rritet deri në dy gradë celsius gjatë 32 viteve të ardhshme, planeti do të fillojë të kthehet në shkretëtirë.

Studimi i "Nature Climate Change" parashikon që rajonet që do të preken më shumë nga rritja mesatare e temperaturës janë ato që ndodhen në Amerikën Qendrore, Azinë Juglindore, Evropën Jugore, Afrikën Jugore dhe Australinë Jugore.

/Ora News.tv/