Ngrihet qendra kombëtare e librit dhe leximit

Qeveria ka vendosur të ngre qendrën kombëtare të librit dhe leximit. Në mbledjen e sotme të Këshillit të Ministrave, thuhet se qëllimi kësaj qendre e quajtur shkurt QKLL, "është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë".

"Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror", thuhet në pikën 4 të vendit.

QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit; Mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara; Krijon kushtet nxitëse për krijuesit në fushën e letërsisë, duke siguruar mbështetje financiare dhe organizon konkurse për dhënien e çmimeve kombëtare letrare; Nxit e promovon librin dhe autorët e përkthyesit shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Krijon kushtet për zhvillimin e kulturës së leximit në të gjitha grupmoshat, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.



EMISIONET