Më shumë se 60 zogj kanë ngordhur.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të helmimit në Australinë e Jugut.

Shpendët, dy specie të korelës, u zbuluan në afërsi të një fushe sportive në Adelaide të martën dhe të mërkurën.

Ngordhja e tyre po hetohet nga departamentet qeveritare.

Disa nga zogjtë u gjetën të sëmurë dhe u dërguan tek veterinerët por nuk arritën të shpëtonin.

"Skena dukej si një film horror,"-Sarah King, që ishte në mesin e atyre që thirrën në vendin e ngjarjes. “Zogjtë nuk ishin në gjendje të fluturonin dhe ishin shtrirë në tokë ndërsa rukonin nga dhimbja. Disa zogj nxirrnin gjak nga goja që na bëri të mendojmë se bëhet fjalë për helmim.”



/Ora News.tv/