Një qen 9 vjeçar anglez që u shpall 'Qeni më i shëmtuar në botë 2018' ka ngordhur.

Zsa Zsa ngordhi ndërsa flinte gjumë mëngjesin e së martës.

Pronarja e tij Megan Brainard e konsideri vdekjen e Zsa Zsa 'shkatërruese'.

Brainard tha se qeni po qëndronte në shtëpinë e babait të saj kur ai u zgjua dhe e gjeti të ngordhur.

Zsa Zsa, me gjuhë të gjatë dhe gjymtyrë të rrumbullakosura, fitoi tiullin muajin e kaluar në një konkurs në Sonoma-Marin Fairgrounds në Petaluma të Kalifornisë.

Brainard mori 1.500 dollarë për fitoren e Zsa Zsa. Ajo e gjeti qenin në një website për gjetjen e kafshëve.

/Ora News.tv/