Ngjela: Korrupsioni nuk luftohet me protesta, por me pranga

Ngjela: Korrupsioni nuk luftohet me protesta, por me pranga

Avokat Spartak Ngjela tha se nëse në projektin për ndërtimin e Unazës së Re ka probleme antiligjore, atëhere zgjidhja është vetëm nëpërmjet krijimit të organeve të drejtësisë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News përballë drejtores së lajmeve Beti Njuma dhe gazetares Sonila Meço, Ngjela u shpreh se korrupsioni nuk luftohet me protesta, por me pranga.

Spartak Ngjela: Nëse këto që fliten janë të vërteta janë probleme antiligjore. Ndërtoni pushtetin ligjor. Nuk luftohet korrupsioni me protesta, luftohet me pranga. Ne nuk kemi pushtet gjyqësor. Mos humbisni kohë se do luftohet korrupsioni qoftë i rrugëve, qoftë ky tjetri. Lind pyetja si? E vetmja shpresë është reforma në drejtësi. Duhet Prokuroria e Posaçme, Gjykata Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja e Hetimit. Nëse nuk do jenë këto mos prisni të luftohet korrupsioni. Me populizëm nuk luftohet korrupsionit. 

Sonila Meço: Kur ju thoni që me protesta nuk arrihet të luftohet korrupsioni, ndërkohë që nga ana tjetër kemi një gjyqësor jo funksional, çfarë i mbetet në duar publikut për të luftuar korrupsionin?

Spartak Ngjela: Historia botërore na ka dhënë dy arsye me të cilat është luftuar. E para është pushteti gjyqësor i pavarur dhe tjetra është revoluicioni.

Beti Njuma: Po dilni dhe ju tek tezat e Ish-kryeministrit Berisha

Spartak Ngjela: Ju lutem…revolucioni ka dështuar, bie prap në korrupsion. Vetëm pushteti gjyqësor i pavarur e zgjidh këtë problem, asgjë tjetër. Ndërkombëtarët këtë po bëjnë.

Sonila Meço: Ngjan si në pritje të Godosë kështu?

Spartak Ngjela: Jo nuk është në pritje të Godosë. Do flasim bashkë në 20 dhjetor. 



EMISIONET