Avokati Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se të gjitha akuzat që ngrihen ndaj Fatmir Xhafajn synojnë eliminimin e tij.

Ngjela: Krimi dhe koha janë të lidhur në mënyrë shumë strikte. "Babalja" ka dalë pasi i kishte dalë rruga për të shkuar në Itali. Vendimi për të shkuar në Itali ka qenë më përpara. Dhe këta i thanë mos e ço në Itali se ka dalë "Babalja".

Koka: Është super-gënjeshtër. Ka 10 vjet që opozita kërkon arrestimin e Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafaj ka bërë të gjitha ndryshimet ligjore për të mos ndodhur.  

Ngjela: Mua nuk më intereson fare, i kanë organet e specializuara. E kanë filluar që me SHIK-un. Ka kohë që kanë filluar për të eliminuar Xhafën. Por problemi ka marrë ngjyrime politike. Analiza politike fillon me një shkak pa të cilin. Është frika e ish-liderëve të PD-së nga frika nga drejtësi. Frika kërkon gjëra anësore. Kuptohet që ka qenë edhe Rama se është kundër ministrit të Brendshëm. I ka kërkuar disa herë dorëheqjen.


/Ora News.tv/