Ngacmimet seksuale, Eliza Dushku merr 9.5 milion dollar nga CBS

Ngacmimet seksuale, Eliza Dushku merr 9.5 milion dollar nga CBS

Rrjeti televiziv amerikan, CBS do t'i paguajnë 9.5 miliona dollarë Eliza Dushkut.

Aktorja me origjinë shqiptare, e cila luajti në dramën "Bull" pretendoi se aktori kryesor i filmit dhe kolegu i saj e kishte ngacmuar seksualisht.

Michael Weatherly bëri disa komente të turpshme për trupin e Dushkut me ekipin e xhirimit, me konotacione seksuale, sipas The New York Times.

Aktori pranoi se kishte bërë shumicën e komenteve, por këmbënguli se nuk ishin ngacmime seksuale.

Dushku ndau shqetësimin e saj bë lidhje me komentet me ekipin e xhirimit të filmit para se të fliste me Weatherly, por situata nuk ndryshoi.

Disa ditë më vonë, aktorja mësoi se ishte përjashtuar nga filmi, edhe pse iu ishte thënë se karakterit të saj do i jepej përsëri rol në film.

Pasi hodhi në gjyq CBS, 37-vjeçarja arriti në një marrëveshje me rrjetin televiziv amerikan.

Në marrëveshje thuhet se Eliza do të marrë të gjithë pagesën, për tërë afatin e kontratës së saj edhe pse nuk e përmbushi të gjithën.

Ajo kishte një kontratë për tre episode me mundësinë për të zgjatur pjesëmarrjen e saj në seritë televizive.

Në një komunikatë për shtyp CBS konfirmon marrëveshjen dhe pranon fajësinë duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve të punës, pas skandalit të muajve të fundit.

EMISIONET