Nga Rama e Berisha tek Balla, kush janë 8 politikanët (edhe gra) që përdorin fyerje

Ata që mbajnë fjalimet kryesore në Parlament, përdorin njëkohësisht më shumë fjalët fyese. Por, në listë janë edhe disa deputete femra që përdorin fyerje ndaj kolegëve të tyre.

"Konkretisht, siç është parashtruar edhe në tabelë, janë konstatuar rastet më flagrante të retorikës së ashpër fyese dhe denigruese në parlament. Me të njëjtat kuota (7 raste) janë katër politikanët kryesorë në Parlament, - kryeministri Rama, ish kryeministri Berisha, kreu i grupit të mazhorancës Balla dhe kreu i opozitës Basha. Në diferencë me ta por gjithsesi në pjesën kryesore të listës negative ndodhen edhe disa deputetë të tjerë të njohur, - përfshirë kryetaren e LSI", thuhet në një raport të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike.

Në tetë emrat më me shumë raste të tilla të identifikuara, katër janë të PS, tre të PD dhe një i LSI, nga të cilat, katër janë politikanë meshkuj dhe tri gra politikane.

"Burimi kryesor i retorikës agresive në parlament vijojnë të jenë kryetarët e partive politike dhe politikanët kryesorë në grupeve parlamentare. Në krye të listës me numër të njëjtë rastesh të retorikës agresive e fyese janë Balla, Basha, Rama e Berisha. Deputetët më aktivë për problematikat e zonave elektorale janë deputetët e prurjeve të reja të vitit 2017", thuhet në raport.

EMISIONET