Nga paraburgimi i Kavajës i dërgojnë foto Berishës: Bllokuam KZAZ-në e Luzit të Vogël

Nga paraburgimi i Kavajës i dërgojnë foto Berishës: Bllokuam

Me një kerkesë të djeshme Bashkia e Kavajës ka urdhëruar KZAZ të lirojë ambientet e KZAZ pasi ka nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Përmes një postimi në facebook ish kryeministri Sali Berisha përcolli  një mesazh që kanë dërguar në inboxin e tij ku i shkruajnë se janë shoqëruar nga policia pasi bllokuan KZAZ-ne e Luzit te vogel.

Madje ata kanë bërë dhe një foto nga dhoma e paraburgimit ku janë shoqëruar dhe i përcjellin përshëndetjet.

Postimi i Sali Berishes

Kryengritesite e pamposhtur te Kavajes na pershendesin nga qelite e Narkokomisariatit.

Nje pershendetje te perzemerte miq guximtareve qe na bejne krenare. Rama ik! Fitore!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritesit dixhital. sb

Doktor çunat e Kavajes live nga dhoma e paraburgimit ne komisariat.
I arrestuan sonte ne mbremje sepse bllokuan KZAZ-ne e Luzit te vogel ne perputhje te plote me ligjin dhe dekretin e Presidentit te Republikes.
Po kthehet komunizmi
Liri demokraci

 
 



Bashkitë e opozitës letër KZAZ përkatëse: S'ka zgjedhje më 30 qershor, lironi ambientet



EMISIONET