Nga Gigio te Antonio, Milan i jep "çelsat" talentave Donnarumma

Nga Gigio te Antonio, Milan i jep "çelsat" talentave Donnarumma

Debutimi i Antonio Donnarumma me një bluzë legjendare si ajo e Milanit ngjan me një skenar të denjë për një film që do të shpërblehet patjetër me çmimin Oskar.

Dëmtimi i vëllait të vogël në ije, dhe Storarit sapo zbriti në fushën e blertë për të bërë nxehjen, ka gëzuar shumë numrin 90-të të kuqezijve, me gardianin që erdhi "si bonus" në Milanelo falë marrëveshjes së drejtuesve të klubit me vëllain e tij të vogël Gigio.

Sapo morën vesh se Antonio do ta niste si titullarë takimin kundër Interit, nisën të dridheshin.

Me nisjen e takimit, nisën dhe emocionet. Në katërkëndëshin e "djallit" ndodhej një djalosh që nat♪7n e sotme do të kthehej në një "djallë" për të besuarit e Spaletti-t.

Një "djallë" që e kishte emrin Antonio dhe mbi shpinë mbante mbiemrin e idhullit më të ri të tifozerisë kuqezi, Donnarumma.

Përcaktuar si "parazit" nga tifozeria, ish portieri i Asteras Tripolis nisi të jap shenja se nata e 27 Dhjetorit do ishte e atij.

Një pritje shpëtimtare kundër Joao Mario dhe Perisiç i shpëtuan "nderin" Antonio-s i cili gabimin e tij të vetëm e bëri në minutën e 24-t, por që këtë radhë shpëtimtari i tij ishte teknologjia.

Një milion euro rrogë mbetet ende një anomali, por rruga e ndërmarrë për të ndryshuar skeptikët është në kahun e duhur.



EMISIONET