Nga Drenica e Adem Jasharit, Veseli tregon kur do bëhet Kosova me Ushtri

Nga Drenica e Adem Jasharit, Veseli tregon kur do bëhet Kosova me Ushtri

Vetëm një ditë pas 28 Nëntorit, kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli deklaroi sot nga vendlindja e komandantit legjendar Adem Jashari se në mesin e muajit dhjetor Kuvendi i Kosovës do të votojë për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Sipas tij në mbledhjen e Kryesisë që do mbahet të hënën do të vendoset dita kur do votohet ky projektligj.

Kryeparlamentari u shpreh se komisionet parlamentare janë në finalizim  e sipër të këtij projektligji, dhe se ky transformim po bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Veseli: Këtë vit shumë shpejt do ta kemi ushtrinë e Kosovës, tani komisionet parlamentare i kanë përgatitur punën e tyre janë duke e përfunduar besoj se nesër do përfundojnë finalizohet përgatitja për ardhjen në seancë të tre ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura dhe shumë jam në koordinimin me partnerët tanë ndërkombëtar, në të njëjtën kohë e kemi një bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin shumë shpejt do të thotë, muajin e ardhshëm në dhjetor, në mesin e dhjetorit do ta kemi edhe votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Veseli theksoi se vendimmarrja për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovë do jetë transparente, dhe se dita kur do votohet projektligji për ushtrinë do përmbledh gjithë sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe paqe.

Veseli: Të hënën e kemi mbledhjen e Kryesisë do ta përcaktojmë me mbledhjen e Kryesisë do t’i respektojmë të gjitha procedurat kjo është ajo çfarë të jenë të gjithë të sigurt, vendimmarrja do të jetë transparente, do jetë një datë e bukur,  e cila e përmbledh të gjithë sakrificën e popullit tonë dhe dëshirën për liri dhe dëshirën për paqe dhe të ardhme.

E transformojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura për qëllime paqësore, qëllimet kanë të bëjnë me promovimin, përkatësisht forcimin e paqes në rajon, asnjëherë populli ynë nuk ka qenë agresor ndaj askujt, dhe as nuk do jemi.

Kryeparlamentari Veseli bashkë me ministrin Kujtim Gashi dhe bashkëpunëtorë tjerë përuruan stadiumin ndihmës të futbollit në Skënderaj.



EMISIONET