Duke nisur nga data 4 korrik për të vijuar çdo të mërkurë gjatë stinës së verës, pacientët në rastet e urgjencave do të shpërndahen nga QSUT në spitalin 'Shefqet Ndroqi' ose siç njihej ish-Sanatoriumi. Gjatë stinës së verës ku shënohet dhe fluksi më i madh i urgjencave, vihet në zbatim grafiku i shpërndarjes së tyre  nga QSUT në spitale të tjera.

Çdo ditë të mërkurë, duke nisur nga data 4 korrik, urgjencat e QSUT, me përjashtim të Kardiokurigjisë dhe Neurokirurgjisë, konsultat dhe rastet e ndërhyrjeve do të transferohen në Spitalin Universitar 'Shefqet Ndroqi', ish-Senatoriumi, i cili i ka kapacitetet dhe burimet njerëzore për të përballuar aty fluksin.

Myzafer Kaci: Një prej ditëve të javës që ne kemi vendosur të jetë dita e mërkurë, një ditë në javë ose katër ditë në muaj, urgjenca kirurgjikale të transferohet në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi" në Senatorium. Bëhet një shkarkesë nga Qendra Spitalore Universitare që të bëhet një shfryrje e Qendrës Spitalore Universitare, në kuadrin e  një ngarkese ekstreme që ka aktualisht dhe një trend që është gjithmonë duke u rritur.

Profesor Myzafer Kaci, shefi i urgjencës Kirurgjikale në QSUT, thotë se kjo do të lehtësojë punën, por më e rëndësishme është që pacientët që do të vijnë nga rrethet do të marrin më shpejt shërbim.

Myzafer Kaci: Nëse në vitin 2013 kanë qenë 29 mijë si konsulta vjetore në Urgjencën Kirurgjikale, në fund të 2017 kanë qenë 50 mijë. Një nga qëllimet e trasferimit atje është për të lehtësuar sadopak dhe për të rritur sa më shumë shërbimin cilësor tek pacienti.

Vetëm në Urgjencën Kirurgjikale, në një ditë priten 130-140 urgjenca dhe kryen mesatarisht 13 ndërhyje kirurgjikale. Në kohën kur nuk zbatohet sistemi i referimit dhe spitalet rajonale nuk kanë kapacitete pritëse, QSUT ka dyndjen më të madhe të urgjencave.

Grafiku i shpërndarjes bëhet për urgjencat siç është apandesiti akut, herniet, apo rastet pa komplikacione të rënda.  




/Ora News.tv/