Neymar zbulon "bastin": Kjo kombëtare e fiton Kupën e Botës në Rusi

Neymar zbulon "bastin": Kjo kombëtare e fiton Kupën e

Pasi ka lënë pas dëmtimin në këmbë, ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar është shprehur se ka një uri të madhe për të triumfuar në Kupën e Botës, Rusi 2018 me kombëtaren e Brazilit.

"Kampionati Botëror është kampionati më i madh në botë, prandaj dua vetëm të luaj dhe të jem një kampion. Kjo kupë duhet të jetë e imja. Unë tashmë kam filluar të stërvitet me topin, ndihem mirë. Sigurisht kisha pak frikë, por po kthehem ngadalë."-tha Neymar për mediat braziliane.

Kombëtarja braziliane ndodhet në Grupin E në Rusi 2018 së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

EMISIONET