Neymar Jr: Ronaldo një përbindësh, me Messin mësova çdo gjë

Neymar Jr: Ronaldo një përbindësh, me Messin mësova

Pavarësisht se është futbollisti më i shtrenjtë në botë, edhe Neymar frymëzohet nga dikush. Ylli brazilian ka zbuluar idhujt e tij, që padyshim janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

"Kam luajtur me Messin, i cili është për mua një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ai është idhulli im në futboll. Me Messin mësova çdo ditë, qoftë gjatë praktikës sonë, ose duke luajtur me të, ose vetëm duke e parë atë të luante. Kjo më bëri më të fortë dhe më rriti kapacitetin tim në fushë, sepse unë mësova shumë prej tij.

"Sa i përket Cristiano Ronaldos, ai është një përbindësh. Përballja me të është një kënaqësi dhe një nder, por ne duhet të jemi më të përgatitur. Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj. Ata janë dy nga djemtë e mëdhenj që unë mund të mësoj, sepse dua të mësoj, dua më shumë, dua të fitoj, dua më shumë trofe dhe shënuar më shumë gola."-përfundoi Neymar.

EMISIONET