Neymar i thotë "po" Real Madridit?!

Neymar i thotë "po" Real Madridit?!

Një lajm bombë vjen nga Spanja. Sipas mediave spanjolle Neymar ka rënë dakort që t'i bashkohet skuadrës së Real Madrid.

Diario Gol” ka lëshuar bombën e ditës 24 orë pasi Real Madridi humbi 3:0 në “Santiago Bernabeu” nga Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Diario Gol”, Neymari është pajtuar që të nënshkruajë për Los Blanco dhe do t’i bashkohet atyre në sezonin 2019/20.

Raportohet se numri një i Los Blancos, Florentino Perez, i ka thënë 25 vjeçarit se ai do të paguajë 222 milionë paund për të dhe se do ta bëjë më të paguarin në botë.

Neymari dëshiron të qëndrojë në Francë për dy sezone dhe të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, para se të kthehet në La Liga.

EMISIONET