Neymar i mbyll derën Realit e Barcelonës, përjetësisht me PSG-në?

Neymar i mbyll derën Realit e Barcelonës, përjetësisht me

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar Jr ka nënshkruar një kontratë të re shumë të rëndësishme me Bankën Kombëtare të Katarit duke hedhur një hap të sigurt drejt rikonfirmimit si lojtar i klubit francez.

Edhe pse kishte zëra që e lidhnin me Realin apo Barcelonën, klubi i PSG-së duket se ka lëvizur kartat, duke e “pagëzuar” yllin brazilian si ambasador botëror të bankës në fjalë deri në vitin 2020. Gjithashtu, Banka e Katarit ka të gjitha të drejtat ekskluzive të imazhit të Neymar ç’ka e bën gati të pamundur shitjen e tij te një klub tjetër.

“Marrëveshja e re mes palëve i garanton Bankës të drejtat ekskluzive të imazhit të Neymar si një ambasador i kësaj marke, për të gjitha fushatat publicitare apo atyre të platformave në të cilat do të shfaqet. Partneriteti me Neymar Jr ka për qëllim të reflektojë vlerat e Bankës Kombëtare të Katarit, e cila është e përkushtuar dhe punon me pasion për t’i garantuar komunitetit të klientëve të saj në të gjithë botën produktet më të mira dhe ofertat më të mira financiare duke dashur të konkretizojë vizionin e saj për t’u shtrirë dhe forcuar në bankën lider të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë Juglindore deri në vitin 2020. Neymar Jr është përzgjedhja më e fundit e kësaj banke duke dashur të motivojë të gjithë klientët anë e mbanë botës për të ruajtur dhe arritur ëndrrat e tyre nëpërmjet imazhit frymëzues të një lojtari të jashtëzakonshëm si ai.”-thuhet në njoftimin zyrtar të bankës.

Kujtojmë që Neymar Jr është lojtari më i shtrenjtë në botë, kartoni i të cilit i ka kushtuar PSG-së plot 222 milion euro për ta transferuar atë nga Barcelona.

EMISIONET