Newcastle interesohet për Milot Rashicën

Newcastle interesohet për Milot Rashicën

Duhen dhe 20 ditë që të hapet zyrtarisht merkatoja dimërore, por zërat për transferimet e mundshme nuk mungojnë.

Mediat britanike raportojnë se për Milot Rashicën po interesohet klubi i Newcastle.

21-vjeçari nga Vushtrria nga viti 2016 është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërkohë në vitin 2015 u transferua nga skuadra e Llamkos Kosova në kampionatin holandez te Vitese.

Plot 5 milionë euro pritet të derdhë klubi anglez në arkat e Viteses për transferimin e Rashicës.

EMISIONET