Ish-i missi, Nevina Shtylla është një ndër femrat më të komentuara të ekranit për pamjen e saj të ëmbël. Ajo ka treguar se është në një lidhje dashurie, por nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj pjese. Në një intervistë të fundit për emisionin e Rudinës, ajo foli për fotografinë e vetme që u publikua në media.

“Në profilin tim gjen shumë pak foto të shoqërisë sime sepse e përdor për promovimin e punës që bëj, të partnerit absolutisht që jo. Kam patur publikim e një story që rri për pak kohë, ndoshta një gabim i imi. Nuk kam publikuar ndonjëherë foto dhe mundohem të mos e reklamoj jetën time private. Kam zgjedhur unë të jem në televizion”, tha Nevina Shtylla.

Rreth pjesës nëse është një lidhje e rëndësishme apo jo, moderatorja tha:

“Nuk e mbaj të fshehtë. Nuk e kam problem të pranoj që kam dikë në krah por media, për të hequr sa më shumë vëmendje mundohet të transformojë. Është një lidhje në të cilën po kaloj mirë, po e shijoj. Kemi pak kohë bashkë. Nuk e di cfarë kuptimi mund të marrë e rëndësishme, por një lidhje brenda normalitetit.”

Para pak kohësh, në një intervistë për 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, Nevina foli për herë të parë rreth kësaj lidhje duke zgjedhur të tregojë pak gjëra, pa përfshirë detajet për moshën apo identitetin.

Kur u pyet për idenë e bashkëjetesës me partnerin, moderatorja e ‘Jo Vetëm Modë’ tha: “Jo, është shpejt. Ti e di që jam vetëm 23 vjeç apo jo. Është shumë shpejt për shumë gjëra. Kemi ca vite bashkë. Nuk dua ta diskutoj në publik së është pjesë që nuk dua ta reklamoj. Është më i madh se unë, kemi disa vite diferencë, nuk jemi kështu afër e afër.”


/Ora News.tv/