Neuer ngushëllon Karius: Ishte një ditë e trishtë për portierët

Neuer ngushëllon Karius: Ishte një ditë e trishtë për

Mbrëmja e sotme rezervon një finale të parakohshme në UEFA Champions League. Bayern Munich sfidon Liverpoolin në "Anfield Road" duke nisur nga ora 21:00, një duel kjo që pritet të dhurojë spektakël.

Para takimit, portieri i bavarezëve, Manuel Neuer ka folur për mbështetjen e tij për Loris Karius, pas finales së vitit të kaluar të humbur 3-1 kundër Realit të Madridit.

"Ishte një ditë shumë e trishtuar për portierët," tha Neuer për "ESPN".

Ndërkohë, numri 1 i Bayern komentoi edhe homologun aktual te Liverpool, Alison Becker.

"Më pëlqen shumë stili i tij. E kam parë në Romë dhe e kam parë në ekipin kombëtar brazilian Ai është duke bërë një punë të shkëlqyeshme. Në Liverpool e di se është një atmosferë e veçantë", tha ai.

A ka rëndësi?Sigurisht, më pëlqen kur tifozët brohorisnin shumë afër golit. Por nëse doni të flisni me shokët e skuadrës në fushë nuk është kaq e lehtë kur është me zë ata nuk mund të të dëgjojnë . Ju duhet të flisni në mënyra të ndryshme. "-përfundoi gardiani gjerman.

EMISIONET