Netanjahu: Nuk duam luftë, por do të mbrojmë veten ndaj çdo sulmi

Netanjahu: Nuk duam luftë, por do të mbrojmë veten ndaj

Izraeli thotë se nuk dëshiron luftë, por nuk do të ngurojë të mbrojë veten kundër çdo sulmi apo përpjekje nga Teherani për të marrë një pikëmbështetje në Siri.

"Politika jonë është e qartë: Izraeli do të mbrojë veten kundër çdo agresioni dhe çdo përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj", tha kryeministri Netanjahu, raportojnë mediat në Izrael, shkruan RT. 

Ai gjithashtu akuzoi Iranin për një përpjekje të tillë, duke iu referuar një incidenti që përfshinte një avion iranian të kapur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Kryeministri Netanjahu tha se kishte diskutuar edhe me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson për përshkallëzimin e tensioneve.

Në orët e para të së shtunës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin kapur një dron, i cili kaloi nga territori sirian në Izrael. Në përgjigje Izraeli nisi një sulm, por ky operacion nxiti masive zjarri anti-ajrore nga forcat siriane.

Ushtria izraelite deklaroi se një avion i saj i cili ishte duke zhvilluar një sulm ndaj objektivave ushtarak të Iranit në Siri u rrëzua nga forcat e Sirisë.

Damasku i quajti veprimet izraelite një "agresion" të plotë. Ndërsa Teherani refuzoi pohimin se një prej dronëve të saj kishte bërë një sulm të papritur, duke e quajtur pretendimin "qesharak".

Kremlini konfirmoi bisedën e Putinit me Netanjahun, duke thënë se Moska u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo hap që potencialisht mund të çojë në një konfrontim tjetër të rrezikshëm në rajon.

EMISIONET