Neshat Fana: Do ta gris licencën e avokatit nëse nuk e nxjerr të pafajshëm Andi Tomën

Neshat Fana: Do ta gris licencën e avokatit nëse nuk e nxjerr të

Avokati i Andi Tomës deklaron se nëse nuk e nxjerr të pafajshëm ish-drejtorin e Përgjithshëm të ARRSH do grisë licencën e avokatit. 

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fana tha se janë një sërë kundëprovat që vërtetojnë se Andi Toma nuk duhet të ishte vënë në akuzë.

 “Unë do gris licencën e avokatit nëse nuk arrij ta nxjer të pafajshëm” premtoi Fana live në emision. 

Fana kujtoi që të njëjtin premtim kishte bërë edhe në rastin e arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani dhe për të mori pafajësinë. 

Fana është një jurist me shumë përvojë dhe që ka mbajtur shumë detyra në drejtësi si prokuror dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke hetuar dhe mbrojtur shumë dosje nga më të rëndësishme që pas vitit 1990 e deri më sot në Shqipëri. 

Fana akuzoi edhe gjykatësen dhe prokuroren e çështjes që sipas tij janë treguar jo vetëm të paaftë por edhe kanë manipuluar procedurat e kësaj dosje. 

“Gjykatësja Idush Maliqi ka bërë shkelje në mënyrë flagrante të hapura të procedurave duke marrë copy paste kërkesën e prokurorisë duke e vendosur si vendim”, tha ai. 

Avokati Fana bëri dhe një “mea culpa” për kohën kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nuk i ka dhënë masë disiplinore Maliqit për shumë shkelje që janë vërejtur në punën e saj. 

Andi Toma është arrestuar bashkë me pasardhësin e tij Dashamir Xhika si i akuzuar nga prokuroria e Elbasanit për shpërdorimin e fondeve në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar kur ai ishte drejtor i Përgjithshëm i ARRSH nga viti 2008 deri në vitin 2013. 

Sipas një tenderi të zhvilluar në atë kohë kompania “Arifaj SHPK” në masën 90 për qind dhe “Vëllazëria Hysa SHPK” në masën 10 për qind në vlerën e zbatimit të punimeve 416.420.344 lekë me TVSH. 

Sipas prokurorië Toma është përgjegjës sepse jo vetëm që rruga edhe sot nuk ka mbaruar ende por në punimet e kryera ka patur rrëshqitje dherash dhe dëmtime të rënda.

EMISIONET