Hapet rruga për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat

Hapet rruga për zgjedhjen e  Prokurorit të Përgjithshëm me

Sot pritet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kryeprokurorja Arta Marku nëpërmjet një mesazhi drejtuar të hënën të gjithë prokurorëve tha se dita e hënë është dita kur do ti jepet jetë qeverisë së re të sistemit prokurorial.

Sipas saj, me krijimin e këtij institucioni i hapet rruga krijimit të SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm me mandat.

Mesazhi i Prokurores së Pergjithshme

Nesër është një ditë e rëndësishme, është dita kur ne, me pjesëmarrjen tonë, me votën tonë, do zgjedhim anëtaret prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Është dita ku ne do t'i japim jetë Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rëndësishëm i makinerisë së madhe të reformës në drejtësi dhe që me krijimin e KLP hyn në fazën e zbatimit të plotë të saj. Ne sot kemi fatin që me pjesëmarrjen dhe votën tonë të hedhim të parët themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë ndaj mos e humbni këte shans për asnjë arsye.

Do i hapim rrugë krijimit të SPAK-ut, zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshem me mandat.

Le t’u tregojmë të gjithëve, popullit që pret drejtësi, partnereve tanë që na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë në këtë rrugëtim të gjatë drejt ngritjes dhe konsolidimit të një drejtësie të re, se ne jemi të përgjegjshëm, se ne duam t’i ngrëme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tonë dhe integrimin e tij.

Prandaj, ju ftoj të gjithëve, të merrni pjesë në mbledhje, jo vetëm si një detyrim ligjor, por si shenjë e përgjegjësisë së lartë. Prandaj ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë dhe të votojmë nën mbikëqyrjen e partnerëve të huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar të gjithëve se ne duam dhe ne mundemi.

Kam besim tek ju!

EMISIONET