Seanca për Tahirin, Lu: Kemi dëgjur për presione ndaj gjyqtarëve

Seanca për Tahirin, Lu: Kemi dëgjur për presione ndaj

Ambasadori amerikan ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore për Samiri Tahirin, e cila do të mbahet nesër në Gjykatën e Apelit, ku ish-ministri i Brendshëm kërkon heqjen e masës së "arrestit të shtëpisë".

Në një prononcim për gazetarët Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi sipas tij ka raportime nga burime te pavarura për presione dhe ryshfete ndaj gjykatësve.

 “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Donald Lu

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi  më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

EMISIONET