Sot në Korçë mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare e kosovare

Sot në Korçë mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Do të nisë sot në Korçë mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj së Kosovës. 

Takimi është parashikuar të zhvillohet në Shtëpinë e Flamurit rreth orës 16 00, ndërsa ministrat respektivë do të prezantojnë dhe pikat kyçe të katër marrëveshjeve të cilat pritet të nënshkruhen mes kryeministrave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. 

Në axhendën e punës është parashikuar që për ministrat serbishtfolësdo  të ketë dhe përkthim.  

Mbledhja do të vijojë po ashtu dhe në datën 28 nëntor, ku dy qeveritë do të zhvendosen në Vlorë. 

Ceremonia e ngritjes së flamurit do të kryesohet nga Presidenti Ilir Meta. 

Ndërsa sa i përket fjalës përshëndetëse i pari parashikohet që do ta jetë kryeministri i shqipërisë Edi Rama, ai i kosovës Ramush Haradinaj  dhe më pas Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. 

Në Vlorë po ashtu do të prezantohet dhe logo e vitit kombëtar të Skënderbeut.


Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ku në atë kohë kyreministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës prezantohej me Isa Mustafën.

Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë, këtë rradhë në Prishtinë dhe nësër do të mbidhen në Korçë dhe kësaj herë kryeministri shqiptar Edi Rama do të ketë në krah homologun Ramush Haradinaj. 

EMISIONET