Pika doganore e Kapshticës dhe Kakavijës do të jenë sërish të bllokuar nesër.  Dhe shkaku do të jetë sërish pala greke.

Policia shqiptare është njoftuar nga policia greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga dogana greke, duke filluar nga ora 00:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 23:59 të datës 09.11.2017, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas.

Ndërsa në Kakvijë puna do të ndërpritet duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të  datës 10.11.2017.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë, të anullojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

/Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/