Hëna që do të shfaqet në fund të këtij muaji, konsiderohet si shumë e rrallë, e quajtur ndryshe si "hëna e gjakut super blu". Ajo do të shfaqet nesër (31 janar 2018), për herë të parë pas 150 vitesh ku do jenë tre ngjarje hënore të mbivendosura.

Një ngjarje e tillë ndodhur kur bashkohen tre fenomene të hënave në të njëjtën kohë- një super hënë, një hënë blu dhe një hënë e gjakut që kombinon për të ofruar një pamje të trefishtë.

Hëna blu ndodh kur ka një hënë të dytë të plotë në të njëjtin muaj. Super hëna ndodh kur hëna duket më e madhe se normale prej afërsisë që ka me Tokën. Ndërsa hëna e gjakut ndodh gjatë një eklipsi hënor kur merr ngjyrë të kuqe sepse është në hijen e tokës.

“Një supershfaqje e tillë ndodh kur orbita e saj është më afër tokës - ndodh në të njëjtën kohë si një hënë e plotë. Kjo e bën Hënën shumë më të madhe se normale, me rreth 14 për qind”, shpjegon NASA. Vendi më i mirë për të parë ngjarjen do të jetë bregu perëndimor i ShBA.

Hëna blu thuhet se del një herë në çdo 2,7 vjet.

Hëna e parë e plotë e janarit ndodhi më 1 ose 2 janar, në varësi të zonave kohore. E dyta do të shfaqet më 31 janar ose 1 shkurt, që do të thotë që njerëzit që jetojnë në pjesë të caktuara të Australisë do të humbasin mundësinë të përjetojnë një hënë blu. 

/Ora News.tv/