Duke marrë shkasë nga një status i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, kritiku Agim Baçi i ftuar në studion e Ora News, tha se citimi i shkrimtari John Waters është i gabuar, ndërsa Ministria e Kulturës duhet të krijojë kushtet për lexim.

Baçi: Më shumë se sa nevoja për një batutë për të kritikuar ata që nuk lexojnë, detyra prioritare e Ministrisë së Kulturës, apo ministres, duhet të jetë krijimi i sa më shumë kushtesh për të lexuar. Ky lloj statusi ka vërtet një lloj reagimi për shkak se nuk jemi mësuar me një gjuhë të tillë. 

Shkrimtari John Waters shkruan për moshën mbi 30 vjeç dhe nuk i drejtohet shumë të rinjve. Njerëzit që janë afër librit e kanë këtë lloj reagimi, por Ministria e Kulturës nuk mund të ndalet tek kjo lloj pike që më shumë anon nga batuta se sa një angazhim për lexim. 

/Ora News.tv/