Një grua pësoi një reaksion alergjik ndaj penicilinës, duke i rrezikuar jetën, pasi kreu seks oral me partnerin.

Mjekët në Spanjë, të cilët e trajtuan 31-vjeçaren, bënë thirrje për të gjithë ata pacientë që kanë alergji ndaj ilaçit të jenë të "vetëdijshëm" për rrezikun e mundshëm ndaj seksit oral.

Gruaja e paidentifikuar gëlltiti spermën e të dashurit të saj, dhe më pas filloi të vjella, duke iu vështirësuar frymëmarrja si dhe iu mbush trupi me puçrra.

Pacientja, nga Alicante në Spanjë, përfundoi në spital me një shok të dyshuar anafilaktik. Është e paqartë se sa kohë pas kryerjes së aktit seksual, ajo kërkoi ndihmë.

Ajo zbuloi se kishte alergji ndaj penicilinës por mohoi të kishte marrë ilaçin, apo ndonjë ushqim të pazakontë, përpara se të kryente aktin.

Mjekët përjashtuan një alergji të rrallë të spermës kur gruaja pranoi se kurrë nuk kishte pësuar ndonjë simptomë në takimet e saj të mëparshme seksuale.

Mjekët më pas zbuluan se partneri i saj 32 vjeçar kishte marrë acid amoksicillin-klavulanik - një formë e penicilinës - për të trajtuar një infeksion në vesh.

Rasti besohet të jetë i pari i këtij lloji i regjistruar ndonjëherë, shkruan "Mail".

/Ora News.tv/