"Nëse ka prishje të rendit në veri, jemi në gjëndje gadishmërie"

"Nëse ka prishje të rendit në veri, jemi në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se institucionet e rendit dhe ligjit do të reagojnë nëse ndokush provon të shkaktojë ndonjë incident brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës ka mbledh sot Këshillin e Sigurisë ku ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit.

Haradinaj qartësoi se rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim.

“E vërteta është se kam kërkuar rritjen e gatishmërisë e institucioneve të rendit dhe ligjit në gjithë vendin ën mënyrë që të sigurojmë rend dhe ligj, qetësi në gjithë vendin në ditët që vijnë. pra, ky është edhe rezultati i këtij takimi. me këtë nënkupton se gjendja në rend dhe ligj është e qetë, stabile, megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishje të rendit dhe ligjit...... Kushdo që hyn brenda territorit  Kosovës me qëllim qoftë të shkaktimit të ndonjë incidenti, të prishjes së rendit dhe ligjit, normal që do ta merr reagimin e institucioneve të rendit dhe ligjit, dhe këtu nuk do të ketë dilema. Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim, nuk ka urdhër të ndodh kjo ose ajo, por jemi në gjendje gatishmërie në rast se prishje të rendit dhe ligjit, do të veprojmë”, tha ai.

Ndërkohë, për shkak të afateve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është folur, jo zyrtarisht, për kërkesën e serbëve në veri që të shpallin autonominë.

“Retorika për kufijt ose për territoret që ndodhen në Kosovë, mendojmë që është kundër-reagim i një retorike që vjen nga Beogradi gjoja për të drejtat e Serbisë në Kosovë specifikisht për veriun, pra është kundër reagim. Kjo retorikë nuk e ka qëllimin të prishja e rendit dhe ligjit, pra duhet të ndjehen të gjithë të sigurt, as serbët e Kosovës as komunitetet tjera po as shqiptarët nuk duhet të ndjehen të rrezikuar, pra është retorikë politike, publike kundër retorikë e një retorike që vjen”, tha Haradinaj.

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, 4 gushti është data kur duhet të dorëzohet drafti i statutit për formimin e AKS-së.

Duke folur për këtë, Haradinaj tha se sa i përket Asociacionit, Kosova është brenda obligimeve të veta.

“Ne qëndrojmë brenda obligimeve nuk kemi dal  nga obligimet qofshin në dialog, por as nga Kushtetuta dhe ligjet tona. sepse ne kur e marrim transkriptin ne e japim kontributin tonë dhe duhet të sigurohemi se është brenda ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. me këtë po dua të them se Kosova si palë është serioze brenda obligimeve ndërkombëtare dhe vendore. Askush nuk e ka të drejtën të marrë obligime të njëanshme, pse sepse asnjë thyerje as një dalje nga obligimet nuk ka dal Kosova. Nëse dikush merr veprime të njëanshme atëherë ato veprime janë jashtë ligjit të  Kosovës dhe jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe ai veprim do ta merrte përgjigjen e organeve të rendit dhe ligjit, do ta merr, një veprim dot a merr përgjigjen e organeve të rendit dhe ligjit”, tha ai.

Haradinaj tha se Kosova e respekton Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ai përsëriti se nëse dikush del jashtë marrëveshjes, dhe ligjeve të Kosovës, atëherë ligji do të veprojë.

EMISIONET