Real Madridi ka një dilemë të madhe për të zgjidhur verën e ardhshme, të shpenzojnë të gjitha burimet e tyre në një marrëveshje për Neymar-in apo të marrin dy ose tre yje të futbollit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain mbetet objektivi numër një, ndërsa lojtarët si Harry Kane, Mauro Icardi dhe Karlo Letica janë përfolur si transferime të mundshme.

Në realitet, Eden Hazard i Chelsea është një marrëveshje më e lehtë për t'u përfunduar nga “Los Blancos” se sa ylli i Tottenham Hotspur Kane, me Robert Lewandowski i cili preferohet më shumë se kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

kroati Letica është një emër të cilin duhet ta mbajmë mend, kurse David De Gea është portieri që Madridi ka kërkuar për vite edhe pse Jose Mourinho do të mbajë spanjollin në Manchester United.

/Ora News.tv/