Nëntë të arrestuar, 12 në kërkim për përplasjet para KZAZ-ve Mat

Nëntë të arrestuar, 12 në kërkim për

Nëntë persona janë arrestuar ndërsa 12 të tjerë janë proceduar penalisht ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me tensionet dhe përplasjet para KZAZ-ve të Matit  që u shënuan ditën e djeshme. Mes të arrestuarve është dhe administratori i njësisë administarative Suç, Klos.

Policia informon: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 19.06.2019, ku persona të ndryshëm kanë ushtruar dhunë ndaj Forcave të Rendit dhe Sigurisë, të cilët mbanin në ruajtje KZAZ-të, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore të KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit "Ferit Hysa", Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos, specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas veprimeve hetimore, identifikimit të  personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, kanë arrestuar në flagrancë 9 shtetas:

E. D., 21 vjeç, banues në Burrel

Xh. Gj., 55 vjeç, banues në Burrel

M. D., 53 vjeç, banues në Burrel (Punonjës Policie i Bashkisë Burrel).

E. T., 49 vjeç, banues në Klos

I. Ç., 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

M. Gj., 62 vjeç, banues në Klos

M. L., 38 vjeç, banues në Klos (Përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Klos)

R. D., 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirëmbajtjen e rrugës, Klos).

H. K., 46 vjeç, lindur në Klos e  banues në Britaninë e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht:

N. D., B. Ç., D. V., S. K., B. C., Sh. XH., A. B., R. K., Sh. D., J. F., K. P., E. P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishja e qetësisë publike",  “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

EMISIONET