Nënta deputetë të grupit parlamentar të LSI i janë drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përjashtimin nga seanca parlamentare e kryeministrit Edi Rama.

Në kërkesën e grupit parlamentar të LSI thuhet se "duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i cili në seancën plenare të 29 marsit me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues dghe poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Shqipërisë ju drejtohet me këtë kërkëse për marrjen e masës disiplinore për përjashtimin e tij nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit."

Sipas deputetëve të LSI, kjo nuk është hera e parë që përmes retorikës së vet si në rastin e mësipërm, kryeministri Edi Rama u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve me shprehje apo stilema të tilla fyese dhe denigruese, që dëshmon  se kemi të bëjmë jo vetëm me raste të përsëritura, por edhe me një konsistencë të shfaqjes arrogante e me mungesë të etikës dhe të normave më elementare të edukatës nga ana e tij, çka përbën shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit dhe të normave të etikës parlamentare dhe qytetare në komunikimin publik.

Kërkesa është firmosur nga: 

1-Monika Kryemadhi
2-Luan Rama
3-Petrit Vasili
4-Kejdi Mehmetaj
5-Nora Malaj
6-Silva Caka
7-Endrit Braimllari
8-Përparim Spahiu
9-Floilda Kërpaçi


/Ora News.tv/