Nënshtetësia për Janullatos, Klerikët e Mitropolisë së Korçës letër Metës

Nënshtetësia për Janullatos, Klerikët e Mitropolisë

Klerikët e Mitropolisë së Korçës i kanë dërguar një letër falënderimi Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me dhënien e nënshtetësisë Anastas Janullatos.

Duke theksuar se ky akt jo vetëm ka gëzuar besimtarët për Krishtlindje, klerikët korçarë theksojnë se iniciativa nuk ka të bëjë vetëm me një person, por një komunitet.

"Ky akt, ishte jo vetëm realizim i një drejtësie të munguar, por edhe një mirënjohje për kontributin e paimagjinueshëm, që Kryepiskopi Anastas ka dhënë në ringritjen nga gërmadhat të KOASH, por edhe për përhapjen e imazhit dhe njohjes së saj në gjithë botën. I cili, me sakrifica të shumta, vetëmohim dhe durim ka lartësuar emrin e Kishës dhe Komunitetit Orthodhoks në gjithë këto vite. Me fjalën e tij gjithmonë të ndierë, dashuri-prurëse dhe paqe-krijonjëse dhe më së shumti me veprën e tij", thuhet në reagim.

EMISIONET