Nënshtetësia greke, ulet tarifa. Ja cilët nuk do të kalojnë testin me shkrim

Nënshtetësia greke, ulet tarifa. Ja cilët nuk do të

Sekretari i shtetit për nënshtetësinë në Ministrinë e Brendshme greke, Lampros Baltsiotis, ka bërë të ditur se së shpejti do të ulet tarifa (paravolo) që paguhet për aplikimin e marrjes së nënshtetësisë greke.

Lampros Baltsiotis: Paravolo prej 700 eurosh në raport me të ardhurat për frymë në Greqi, është ndër 3-4 më të shtrenjtat në BE. Do ta ulim, do ta bëjmë 550 euro. Madje shpresojmë që këto para të shfrytëzohen tash e tutje për të përmirësuar gjithë procedurën, domethënë, ato para “t’u kthehen” me shërbim cilësor atyre që i kanë paguar.

Gazetari: Nga kontaktet me bashkatdhetarët e mi rezulton se janë të shumtë ata që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë greke. Kanë thuajse 30 vjet në Greqi, tashmë janë në një moshë të shkuar, por duan të qëndrojnë përgjithmonë këtu. Mirëpo u duket pak e vështirë procedura: duhet të kalojnë në test, të kenë çertifikuar mësimin e gjuhës greke, në kohën që fakti se jetojnë prej tri dekadash në Greqi dëshmon se kanë një nivel, qoftë dhe  minimal komunikimi në greqisht. Për këtë kategori, ministri i mëparshëm Skourletis, kishte thënë se po përgatitet një zgjidhje. A ka diçka të re në këtë drejtim?

Lampros Baltsiotis: Besoj se do të kemi muajin e ardhshëm votimin e një amendamenti që e kishim paralajmëruar që nga marsi 2018, por e vonuam. Ka të bëjë me ata që janë mbi 65 vjeç.  Për ata që janë me moshë mbi 65 vjeç, do të ketë një rregullim të veçantë që parashikon se testi do të jetë mjaft më i lehtë dhe kërkesat për komunikimin verbal në greqisht do të jenë të njëjta – dhe në këtë pikë shqiptarët në Greqi nuk e kanë problem. Për këto mosha (65 vjeç), nuk do të ketë test me shkrim apo shpjegim i kuptimit të tekstit. Drejt kësaj po orientohemi dhe është një model që zbatohet në shumë shtete europiane.

Deklaratat, Lampros Baltsiotis, i bëri në një  intervistë për TV Tribuna.

EMISIONET