Kroacia i ndërlikon vetes rrugën që e dërgon në Euro 2020.

Nënkampionët e Botës janë ndalur në një barazim dramatik, 1-1 në ndeshjen e 5-të të grupit E, duke marrë një pikë të pavlerë për fatet e grupit. Azerbajxhani ishte skuadra që mori pikën e parë dhe këtë e bëri pikërisht ndaj Modric me shokë.

Ishte pikërisht fituesi i Topit të Artë ai që shënoi pas 11 minutash lojë, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë për ballkanasit. Gjithsesi, i këtij mendimi nuk ishte Khalilzada, i cili gjeti golin e barazimit 18 minuta nga fundi i takimit.

Pas këtij barazimi, grupi E bëhet mjaft i ndërlikuar, ku Kroacia mban kreun me 10 pikë, ndjekur nga Hungaria me 9 dhe Uellsi e Sllovakia që numërojnë 6 pikë, por kanë edhe një takim për të zhvilluar.


/Ora News.tv/