Nëna zbulon se i kishte vdekur vajza 6-vjeçare në një postim në Facebook

Një nënë ka zbuluar se vajza e saj ishte zhdukur dhe që u gjet më vonë e vdekur në një postim në Facebook.

Alesha MacPhail  u zhduk mëngjesin e së hënës në Rothesay, në Isle of Bute. Ajo po qëndronte me gjyshërit nga ana e babait, Angela King dhe Calum MacPhail, kur u raportua se ishte zhdukuar nga banesa e tyre.

Angela King bëri thirrje për ndihmë nga komuniteti me anë të një postimi në Facebook, pasi fqinjët dhe miqtë filluan të kërkonin vajzën.

Megjithatë, një trup u gjet rreth gjysmë milje larg shtëpisë së gjyshërve rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës në një hotel të rrënuar.

Një orë më vonë nëna e 6-vjeçares, Georgina Lochrane komentoi në postimi e vjehrrës së saj duke se çfarë kishte ndodhur me vajzën e saj.

"Dikush të më tregojë se çfarë ka ndodhur, kjo është vajza ime,"-shkruan ajo.

Një përdorues i Facebook i dërgoi një link të Daily Record ku thuhej se vajza ishte zhdukur dhe se policia kishte gjetur një trup.

Një orë më vonë 23-vjeçarja komenton sërish duke i kërkuar vjehrrës së saj që ti përgjigjet në telefon.

"Angela mu përgjigj tani,"-shkruhet në koment.

Alesha jetonte në Lanarkshire dhe po kalonte një pjesë të pushimeve verore në ishull.

Tragjedia ka habitur komunitetin e vogël dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

EMISIONET