Një nënë ka vendosur të bëjë publike një video ku tregon se si djali i saj ka vdekur gjatë një aksidenti me motor. David Holmes 38 vjeç vdiq në qershor të vitit të shkuar kur një makinë u përplas me të teksa ai po ecte më motor me një shpejtësi 60mph. Momenti tragjik është kapur nga kamera që ai ka pasur në helmetën e tij. Tani nëna e tij Brenda 62 vjeçe, ka bërë publike këtë video për të treguar se duhet të kenë kujdes të gjithë ata që udhëtojnë më mjete të tilla. Ajo jep mesazh për të gjithë të rinjtë “Ju lutem mos vdisni si djali im”.

/Ora News.tv/