Nëna beqare pagoi 240 paund për të "shpërthyer" buzët

Një nënë beqare nga Irlanda Veriore ka zbuluar cfarë përjetoi pasi shkoi të frynte buzët. Lindsay Collins bleu botoks 240 paund si dhuratë për veten.

Gabimi i saj ishte se shkoi tek një grua të patrajnuar për t'ia injektuar në buzë, por ia bëri të dukej sikur i kishte "shpërthyer".

Sipas nënës, buza e sipërme iu fry tre herë më shumë se madhësia normale dhe mori ngjyrën blu.

Në një intervistë për Fabulous, Lindsay tha: "Parukierja ma injektoi në arterie, e cila po të ishte pak më lart mund të më shkaktonte verbëri. Kur e dëgjova, zemra ime u trondit.

Unë kam katër fëmijë të bukur dhe mendimi se mund të verbërohesha e të mos i shihja duke u martuar apo diplomuar nuk do duroja dot. Unë mund të humbisja buzën e sipërme. Isha shumë me fat. Për një kohë të gjatë godisja veten duke thënë "përse e bëra këtë?" Por nuk ishte faji im, është i këtyre njerëzve që pranojnë të bëjnë injektime pa patur kualifikime."


EMISIONET