Emisioni "Tonight Ilva Tare" në Ora News, publikoi mbremjen e se henes axhendën e vizitës në Tiranë, të Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme të BE-së.

Gjatë ditës së sotme rreth orës 16:30 minuta, do të jetë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama, që do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave, raport i cili do t'i dërgohet edhe Presidencës dhe Kuvendit. Takimi Meta-Vlahutin do të jetë në 17:00.

Ndërkohë, pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin zonja Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.



/Ora News.tv/