Negociatat, Rama: Qeveria u baltos deri në kockë për këtë ditë, opozita la kockat për ta shtyrë

Negociatat, Rama: Qeveria u baltos deri në kockë për

Ndërkohë që i bëri ftesë opozitës për të mos ngatërruar integrimin me ndasitë politike të brendshme, kryeministri Edi Rama e "thumboi" atë, duke deklaruar se bëri çmos për ta shtyrë datën e negociatave siç tha ai, në pafundësi.

Rama: Dora jonë është përsëri e shtrirë ndaj opozitës dhe e ftoj sot përpara të gjithë shqiptarëve, në emër të të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, opozitën dhe kryetarin e saj që mos ngatërrojmë përplasjet shqip për gjithçka na ndan së brendshmi. Kur të flasim në gjuhë të huaj, mos të tregojmë me gisht njëri-tjetrin, por t'i dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj. 

Si kryeministër dhe kryetar i PS ndihem i privilegjuar me rekomandimin, por unë nuk e lexoj rekomandimin e shumëpritur për çeljen e negociatave si fitoren e një pale politike ndaj palëve të tjera politike, sepse kjo nuk është fitorja e partisë që luftoi me gjithsej për këtë ditë, dhe partive që luftuan me gjithsej për ta shtyrë këtë ditë në pafundësi. Kjo nuk është fitorja e qeverisë që luftoi me mish e me shpirt dhe u baltos deri në kockë në përpjekjen për objektivin strategjik për Shqipërinë dhe opozita që la kockat në angazhimin e saj për ta bërë të pamundur këtë objektiv. 

Ka fituar atdheu ynë i paragjykuar dhe nënçmuar prej shumë e shumë vitesh dhe i përgojuar lartë e poshtë nëpër Evropë me gjysmë të vërteta. 

EMISIONET