Negociatat, Rama: Në fillim rekomandimi nga KE pastaj bindja e vendeve anëtare

Negociatat, Rama: Në fillim rekomandimi nga KE pastaj bindja e vendeve

Pak ditë përpara vendimit të Komisionit Evropian për hapjen ose jot ë negociatave me Shqipërinë, në Shqipëri u mblodh Asambleja e Partive Socialiste evropiane.

Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se vëmendja e Shqipërisë duhet të përqendrohet tek vendimi i komisionit dhe më pas të bindë vendet anëtare të hapin dritën jeshile.

Rama: Në fillim të marrim raportin dhe uroj rekomandimin, pastaj do të kemi një periudhë kohe për të intensifikuar punën tonë me të gjitha vendet anëtare që kanë nevojë për më shumë si të thuash përpjekje.

Rama i kërkoi Bashkimit Evropian të mbajë fjalën e dhënë dhe të liberalizojë vizat me Kosovën.

Rama: BE të mbajë fjalën dhe të liberalizojë një orë e më parë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Në fjalën e tij, President ii Partisë Socialiste Evropiane, Sergei Stanishev konfirmoi mbështetjen për hapjen e negociatave si dhe bëri thirrje që vendet të punojnë për këtë qëllim

Stanishev: Në javët dhe muajt në vijim do të ketë zhvillime të rëndësishme dhe mundësi që nuk duhet të humben.

Kryeministri nuk iu përgjigj pyetjeve për zhvillimet e brendshme politike ku opozita është në protestë duke thënë se në gjuhë të huaj nuk flet pqër opozitën e vendit të vet.

EMISIONET