Negociatat me Greqinë, MPJ: Metës do i kthejmë përgjigje. Me qetësi

Negociatat me Greqinë, MPJ: Metës do i kthejmë përgjigje. Me

Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme po shqyrton letrën e presidentit Meta të ardhur si përgjigje e kërkesës së kësaj ministrie për plotfuqishmërinë e negociatave me Greqinë.

Nga kjo mësohet se do i kthehet përgjigje kreut të Shtetit në mënyrë institucionale për tre pikat të cilat kishte kërkuar qartësi presidenti Meta.

Përmes një reagimi të zëdhënëses së Ministrisë, Edlira Prendi mësohet: "Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve. 

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston"

EMISIONET