Negociatat me Greqinë, Gjosha: Bushati ofendoi Komisionin dhe Presidentin por nuk tha asgjë

Komisioni i Jashtëm duket se ka mbetur në "terr" informativ edhe pas seancës së sotme dëgjimore me Ministrin Bushati për negociatat me Greqinë për detin.

Ish-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, tha se Bushati përveçse iu adresua anëtarëve të Komisionit dhe Presidentit me një gjuhë fyese nuk tha asgjë të re për çështjen.

Gjosha: Ishte për të ardhur keq mënyra si zoti Bushati iu drejtua Komisionit të Jashtëm dhe retorika e përdorur sot, fjalët tejet ofenduese ndaj Komisionit dhe gjithë anëtarëve të Komisionit por dhe vetë Kuvendit. Kurrë nuk do të mendoja që një Ministër do të vinte dhe shprehej në mënyrë të tillë duke na thënë të gjithëve se jeni të painformuar dhe të paditur në këto çështje. 

Nuk ka si të kemi dijeni dhe informacion nga momenti që përdoret arroganca dhe mostransparenca për të komunikuar çështje që janë me një prioritet tejet të madh kombëtar. Shkoi më tej me fjalë ofenduese për Presidentin e Republikës. Është e paprecedent të quhet Presidenti 'i shkreti, nuk kishte dijeni për autorizimin apo mënyrën si do të vepronte'. Nuk mund ti drejtohesh një institucioni të tillë të shtetit me një retorikë të tillë.Është hera e dytë që ne zhvillojmë seancë dëgjimore dhe fatkeqësisht nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigje. Nuk dimë ende se çfarë ka ndodhur në këto 6 ditë të shpenzuara mes dy minsitrave të jashtëm apo dhe 34 takimeve në katër vite të organizuar me palën greke.

Nuk ka ende një marrëveshje, ne nuk e dimë. Për momentin dimë vetëm atë që ka thënë pala greke. Ministri Bushati tha shumë pak për të mos thënë asgjë. Prandaj ishte për të ardhur keëq, ishte një mbledhje me dyer të hapura. Opozita në mbledhjen e parë ka kërkuar që takimi të bëhej pa median sepse e dimë shumë mirë sa delikate janë këto negociata. Por ishte Bushati që kërkoi që mbledhja të bëhej e hapur. 

Fatkeqësisht deri tani nuk dimë çfarë ka ndodhur.Dimë vetëm se kryeminsitri  i Greqisë ka deklaruar se do të firmoset në prill marëveshja me Shqipërinë. Pyetja ime sot ishte: A është kjo negociatë e pastër tashmë? Nëse do të lidhet kjo marrëveshje në prill a ka mbetur më tashmë për tu negociuar? A mendoni se kufiri detar negociohet kaq shpejt, brenda 2-3 javëve? Bushati përsëriti disa herë se kjo marrëveshje do të jetë më e mirë se e 2009, ne nuk duam thjesht një marrëveshje më të mirë, duam një marrëveshje të drejtë. 

Sa i takon hapjes së negociatave me BE, Gjosha shprehet se Shqipërisë i duhet me patjetër të kapë trenin e qershorit.

Gjosha: Nuk do ta uroja kurrë qyterarëve që të mos marrin një lajm pozitiv në qershor. Vitin që vjen gjithë BE do të jetë në zgjedhje.Procesi do të bëhet jazhtëzakonisht i gjatë dhe ne nuk dimë kur do te jetë data tjetër apo momenti tjetër që Shqipërisë ti jepet drita jeshile. Mendojmë që Shqipëria duhet të kapë trenin e qershorit, nëse jo realisht nuk mund të përllogaritet më koha se kur do të jetë data tjetër.


EMISIONET