Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon plotfuqishmërinë nga Meta

Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon plotfuqishmërinë nga

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati i ka kërkuar plotfuqishmëri presidentit Ilir Meta për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë. Burimet kanë bërë të ditur se shkresa për informim i është dërguar dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkresa vjen vetëm një muaj para takimit të paralajmëruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras. Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes të dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes të dy vendeve.

Çështja e detit është  dhe pika më e nxehtë mes të dy vende. Ka qenë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotsias i cili ka zbardhur një nga pikat për të cilën është gjetur marrëveshja në parim duke theksuar distancën 12 milje detare. Një pikë e tillë ka sjellë dhe reagime në Shqipëri duke u konsideruar jo në pak raste dhe shitje e detit. Teksa presidenti Ilir Meta në reagime të tij ka nënvizuar se do të shqyrtojë me kujdes çështjen dhe do të ndjekë bisedimet

Në një kronikë të 11 shkurtit, 2018 Ora News informonte se kreu i shtetit nuk kishte marrë asnjë emër spropozim për t’i dhënë plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke

Negociatat

Pas dy takimeve, një në Kretë në nëntor të vitit 2017 dhe në Korçë në janar të këtij viti, delegacioni shqiptar dhe ai grek duket se kanë rënë dakord për një sërë çështjesh që kishin mbetur të pazgjidhura për shumë dekada, si varrezat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore dhe heqjen e ligjit të luftës. Një nga çështjet që duket se është gjetur zgjidhje gjithashtu është edhe marrëveshja për delimitimin e kufirit detar mes dy vendeve.

 Marrëveshja e vitit 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ku një nga argumentat ishte edhe mosdhënia e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit për grupin e ekspertëve negociatorë. 

EMISIONET