Hapja e negociatave me Bashkimin Europian nuk duhet të ketë shtyrje pasi kjo do të dëmtonte të gjithë rajonin. 

Në një intervitsë për Euroaktiv, media pranë BE, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është shprehur se Shqipëria pret që të hapet drita jeshile për këtë proces dhe se nuk dëshiron të mendojë se do të ketë shtyrje. 

Madje ai ka argumentuar se nëse ky proces do të shtyhej sërish, duke mos u miratuar kërkesa në pranverë, do të legjitimoheshin fraksionet midis vendeve që janë në negociata si Serbia dhe Mali i Zi, si dhe vendeve që nuk janë ende në negociata.

Ndër të tjera Rama nënvizon se hapja e bisedimeve do të rrisë sigurine dhe kontrollin e plotë të tokës dhe hapësirës evropiane.

 Por nga ana tjetër Kryeministri shqiptar bën apel që të mos lejohen aktorët e tretë të luajnë përreth dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës. 

 Ndërsa për vendet skeptike në lidhje me anëtarësimin, Kryeministri thotë se nënvlerësimi i Ballkanit është një gabim i madh pasi BE nuk mund të flerë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj.

 Përsa i përket njohjes së Kosovës nga Beogradi ai ka argumentuar se gjetja e një zgjidhjeje është e domosdoshme dhe kusht që Serbia të bashkohet me BE.

 Por dhe procesi i Berlinit për vendet e rajonit është konsideruar si një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe stabilitetin e vendeve.

 

 

/Ora News.tv/